Situata në kaskadën e HEC-eve të Drinit, rezerva energjetike, 55% më pak se korriku

Rezerva energjetike në Kaskadën e HEC-eve të Lumit Drinit në javën e parë të nëntorit, është 55% më pak në krahasim me muajin korrik të këtij viti.
Të dhënat janë publikuar nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare.
Sipas saj rezerva është 436 GWh.
Liqeni i Fierzës, HEC-i kryesor i kaskades është në kuotën e 267.37 metra, nivel thujase i njëjtë me fillimin e muajit shtator, kur u shënua një tendencë në rënie në raport me korrikun.
Sipas statistikave përgjysmimi i rezervës energjetike është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Në fundin e muajit maj 2021 rezultoi në nivelin maksimal prej 1 520 GWh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike shkoi në 628 GWh.
Mosruajtja e rezervës hidrike është kritikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, pasi ruajtja e saj përbën një garanci për sigurinë energjetike të vendit.
Ndërkaq, teksa për muajin tetor e deri më tani rezerva ka mbetur në nivele të pandryshuar, KESH ka kryer një sërë proceduraacsh tenderuese për blerjen e energjisë elektrike.
Blerja e fundit u bë në fillim të muajit nëntor, duke shpenzuar në total 7.6 mln euro.
Këto blerje janë kryer me çmime më të ulta, duke qenë se tendeca e çmimeve në bursat ndërkomëbatre ka qenë në rënie, për shkak të uljes së çmimit të gazit. Së bashku me blerjet për nëntorin, fatura për blerjen e energjisë që nga fillimi i vitit shkon në rreth 351 mln euro.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




