Skandali i basteve, Faxholi tregon se ka 3 mln euro borxhe

Nikolo Faxholi i Juventusit dhe ish-lojtari i Milanit, Sandro Tonali, janë rrëfyer para prokurorëve federalë, duke treguar edhe ndeshjet për të cilat kanë vënë baste. Faxholi ka treguar se ka vënë baste për barazimin apo fitoren e Milanit, gjatë një ndeshjeje me Torino më 30 tetor 2022, kur Torino kryesonte 2-1. Baste të humbura, duke qenë se rezultati nuk ndryshoi dhe Torino e fitoi ndeshjen. Më tej, ai ka vënë baste për ndeshjen midis Portos e Atletiko Madrid në nëntor 2022, dhe për Real Madrid – Inter në 2021.
Faxholi ka treguar edhe se ka akumuluar një borxh të madh prej tre milion eurosh, çka i ka shkaktuar probleme të mëdha, përfshirë edhe kërcënimet nga borxhdhënësit se do t’i thyenin këmbët. Edhe Sandro Tonali ka konfirmuar para prokurorëve vënien e basteve për Milanin, kur luante me kuqezinjtë.
Lojtari i Juventusit është skualifikuar për një vit, ndërkohë që edhe Tonali rrezikon skualifikimin që do ta linte jashtë fazës finale të Euro 2024 verën e ardhshme, në rast se Italia do të kualifikohej.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




