Skaneri i Fatmir Mediut, 2016–2023, nga opozita pa tru tek opozita në kaos

Politikë | 3 vite më parë

Megjithëse duket i zhgënjyer nga ai që e quan përdorim politik i drejtësisë së re, Fatmir Mediu nuk është penduar që mbështeti dhe votoi ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Por 7 vjet më pas, kreu i republikanëve ishte shumë kritik me strategjinë e ndjekur nga PD në atë kohë.

“Nuk jam penduar aspak. Qëllimi që unë kam pasur është kemi një drejtësi funksionale që respekton kushtetutën dhe ligjin. Ajo që ka qenë një fatkeqësi e madhe është se ne kemi pasur një opozitë pa tru. Pse? Opozita i dha konsensusin mazhorancës për ndryshimin e kushtetutës. Por që të ishte një opozitë kaq naive, për të mos thënë idiote, që setin e ligjeve t’ia linte më dorë vetëm PS, vetëm ne mund ta bënim. Opozita ishte e pafuqishme për të thënë të vërtetën se çfarë kërkonte në atë kohë,” tha zoti Mediu, i cili nuk heziton t’i përgjigjet pyetjes për të bërë një krahasim me opozitën 2016, “opozitën pa tru” dhe opozitën 2023.

Si është tani ajo, i kanë ardhur trutë?

“Vendimet atëherë kanë qenë absurde, më fal për gjuhë  se nuk shkon, por kanë qenë idiote. Mospërfshirja në reformën administrative, reforma në drejtësi, vetingu, dalja nga parlamenti, që solli ndryshimin e ligjit për të hequr koalicionet, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale. Në momentet që është tani mendoj se opozita është konfuze dhe duhet të gjejë veten.“

Gazetare: Elona Meço

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme