Sonte në emisionin “Përballë” në RTSH: Evropa është këtu…

Në mbyllje të turit tre javor “Javët e Europës 2021”, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se “kushtet e vendosura (ndaj Shqipërisë) janë plotësuar dhe po presim fillimin e bisedimeve. Ka ardhur koha për të ndërmarrë këtë hap”. Çfarë do të thotë në terma konkretë kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët? A ka rrezik për shtyrje tjetër të nisjes së bisedimeve?
Gjatë tre javëve të fundit ambasadori i BE-së në Tiranë së bashku me disa kolegë të vendeve anëtare të Unionit udhëtuan me autobus 2230 km, nga Vermoshi në Konispol vizituan 24 bashki, inspektuan 50 projekte të financuara nga BE dhe morën pjesë në mbi 100 aktivitete.
Sonte në #Përballë Luigi Soreca, ambasadori i BE-së do të flasë jo vetëm për përshtypjet e udhëtimit të pa zakontë, por dhe për pritshmëritë që ka nga takimi i Këshillit Europian për çështjet e jashtme më 21 qershor. Ora 21.00, RTSH 1
Edith Harxhi, sfidante e Bashës, Kadillit dhe Shehajt
Edith Harxhi është futur në garën për të drejtuar Partinë Demokratike me kapitalin e vet politik dhe me kapitalin e “falur” nga kryetari aktual, për shkak të humbjes së radhës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
30 vjet më parë Edith Harxhi ishte një studente e grevës së urisë, për përmbysjen e regjimit komunist. 3 dekada më pas ajo thotë se “Shqipëria ndodhet sërish në një regjim diktatorial”. Në harkun e 30 viteve Harxhi ka kontribuar për Partinë Demokratike duke shërbyer 8 vjet si zëvëndësministre e jashtme e Shqipërisë. Së fundmi ajo është angazhuar edhe në shoqërinë civile si themeluese dhe drejtuese e Qendrës për Politika Shqiptare.
Gjatë këtyre ditëve Harxhi ka zhvilluar takime në bazën e partisë si edhe me strukturat e Partisë Demokratike. Ajo ka paraqitur një platformë politike që kërkon riformatimin e partisë dhe një fillim të ri. Në këtë garë Edith Harxhi nuk ka përballë vetëm kryetarin e PD-së, por edhe dy kandidatë të tjerë: Agron Shehajn, që vjen nga bota e biznesit dhe Fatbardh Kadillin nga strukturat e Partisë Demokratike.
A beson ajo vërtet se ka shanse në këtë garë për të fituar apo lëvizja e saj është për të marrë më shumë vëmendje dhe sigurisht më shumë kapital politik për të ardhmen e saj?
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




