Soreka përfundon misionin si ambasador i komanduar i BE-së në Shqipëri

Ambasadori i komanduar i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigji Soreka, ka përfunduar të mërkurën detyrën e tij në vendin tonë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Soreka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, në këta 3 muaj ka përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Ishte një nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin e madh të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj!”, shkruan Soreca.
Ai ka inkurajuar vendin tonë që të vijojë punën “e shkëlqyeshme”, derisa Shqipëria të bashkohet me BE-në”, shkruan Soreka.
Ambasadori Soreka u rikthye në 1 shtator 2023 në krye të delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas largimit të gjermanes, Christine Hohmann.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




