Soreka takon Uisner: Partneritet i fortë BE-SHBA, në mbështetje të rrugës së Shqipërisë drejt integrimit

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luixhi Soreka (Luigi Soreca), zhvilloi një takim me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA në vendin tonë bën me dije se në takim u diskutua për partneritetin e fortë BE-SHBA, në mbështetje të rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, ata folën për rëndësinë e vazhdimësisë së përparimit të reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjeve, ashtu si edhe çështjet që kanë të bëjnë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




