BE-ja përgatit planin e punës për dialogun Kosovë–Serbi, Sorensen takon kryenegociatorët

Në Bruksel këtë javë u zhvilluan takime të ndara mes Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, dhe kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, si pjesë e përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Sorensen deklaroi se diskutimet u përqendruan në përcaktimin e planit të punës për muajt e ardhshëm brenda procesit të dialogut.
Ndërkohë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, tha se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë kanë qenë arsyeja kryesore pse nuk është zhvilluar një raund i ri dialogu në nivelin e udhëheqësve.
“Ne në fakt po planifikojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, një dialog politik të nivelit të lartë. Patëm marrëveshjen e të dy udhëheqësve, por tani zgjedhjet në Kosovë po afrohen përsëri, gjë që e vonon procesin. Megjithatë, unë po punoj veçmas me të dyja palët në mënyrë që të mund të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjeve që janë tashmë në fuqi,” u shpreh Kallas.
Held separate, detailed meetings with both Chief Negotiators in Brussels this week to outline our work plan on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia for the coming months. pic.twitter.com/gVtQqgm8pM
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 13, 2026
./rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




