Sot, Rubrika Sportive! Vllaznia kthehet në krye…! Por shume

Emisione | 6 vite më parë

Java e 25-te e Kategorise Superiore dhe kronikat e saj por edhe lista e Kombetares jane temat kryesore të Rubrikes Sportive, sot ne mbremje ne oren 22:30 në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport. Vllaznia është rikthyer ne krye pas fitores në minutat e fundit ndaj Kastriotit. Por ka shumë polemika për arbitrimin. Në studion e Rubrikës Sportive, do jetë i ftuar Blendi Dibra, zyrtar i klubit Vllaznia që jo vetëm do flas për ekipin, por edhe për proçedurat e privatizimit apo të liçensimin e klubit. Në studio, gjjthashtu edhe Isli Hidi nga Kastrioti, sepse krutanët kanë shumë pretendime për arbitrimin. Fiton edhe Tirana në Laç, dhe në studio do jetë Erjon Hoxhallari. Mbrojtësi i Tiranës është i vetmi lojtar nga Kampionati Shqiptar që është pjesë e Kombetares. Në drejtimin e Hygerta Sakos dhe me prezencën e Shkëlqim Muçës, Fation Shehut dhe Fatmir Mënerit, sot diskutohet edhe për barazimin e Partizanit me Teutën, firoren e Bylisit ndaj Kukësit dhe fitoren e Skenderbeut në Fier.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme