Spanjë/ Zjarr në një klub nate, ditëlindja shndërrohet në tragjedi me 13 viktima

Të paktën 13 persona humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Teatre” rreth orës 6:00 të mëngjesit në Murcia të Spanjës.
Pas shuarjes së flakëve, ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër rrënoja për të kërkuar trupat e personave të zhdukur.
Sipas asaj që raporton gazeta “El Mundo”, personeli i urgjencës është në kërkim të personave të tjerë të zhdukur nga një grup miqsh që po festonin ditëlindjen në një nga ambientet e dëmtuara. Ndërsa 4 të tjerë janë shtruar në spital të asfiksuar nga tymi.
Ende nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili ka shkatërruar një pjesë të çatisë së ndërtesës.
Bashkia Murcia ka ngritur një zonë në Sallën e Sporteve për familjarët dhe të prekurit, të cilët do të kenë në dispozicion një hapësirë me mbështetje psikologjike dhe njësi të specializuara emergjente.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




