“Stamford Bridge” ndryshon pamje, do të ngrihen dy luanë 2.4

Angli | 3 vite më parë

Stadiumi ku luan ndeshjet e veta skuadra e Çelsit do të ndryshojë përsëri. Mësohet se pronarët e klubit londinez Tod Boheli dhe “Clearlake Capital” kanë aplikuar në Këshillin e Hamersmithit dhe Fulhamit pasi duan që  të marrin lejen për të ndërtuar dy luanë të mëdhenj gati 2.4 metra në hyrje të impiantit.

(Skicë e projektit)

Nëse Këshilli i zonës do të aprovojë planin e pronarëve të Çelsit atëherë punimet do të nisin që në muajin nëntor. Në kërkesë shkruhej se ndryshimet ishin të nevojshme pasi pronarët e rinj kishin plan që të rikualifikonin stadiumin e “bluve” të Londrës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme