Statusi i saldatorit ende në harresë, 65-vjeçari nga Gjirokastra me 50 vite punë

Sociale | 4 vite më parë

Profesionet e zanatit janë shumë të kërkuara sot në Shqipëri.

Gjolekë Gjolleshi 65-vjeçari saldator nga Gjirokastra punon ende. Që prej mbarimit të shkollës profesionale në Elbasan 50 vite më parë ai i shërben komunitetit në Gjirokastër dhe kryesisht drejtuesve të automjeteve. Specialiteti i tij është saldator për makinat.

Gjoleka pret pensionin por ai e di shumë mirë se vitet e punës nuk do t’i vlerësohen me statusin që meriton.

“Ky është një zanat i vështirë, në atë kohë dalja në pencion ishte 55 vjeç, tani 65. Edhe në dokumenta që paguajmë nuk na shkruhet saldator por punëtor. Kemi pyetur dhe na kanë thënë që punëtor shkruhet. Këta kanë mohuar të tëra gjërat“, shprehet ai.

Profesionet e përpunuesit dhe kryesisht saldimit janë tepër të vështira pasi pasojat tek shikimi dhe pluhurat karbonikë ndikojnë në shëndetin e punonjësve.

Gjolekën e gjen përditë në vendin e punës, në ofiçinën e tij, edhe pse të ardhurat që ai grumbullon janë të pamjaftueshme për të siguruar jetesën minimale.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme