Stoltenberg: Rusia e di se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë

“Rusia e di se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të fitohet kurrë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa ishte i pranishëm në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të Aleancës në Bruksel.
I pyetur për kërcënimet e Moskës për të përdorur armë bërthamore, Stoltenberg tha se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe se është atje për të parandaluar konfliktin dhe për të parandaluar një luftë.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi forcuar parandalimin tonë, për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se ne jemi atje për të mbrojtur të gjithë aleatët“, tha ai.
Ai shtoi se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të ketë pasoja të rënda.
“Ne po monitorojmë nga afër qëndrimin rus në lidhje me armët bërthamore, nuk kemi parë ndonjë ndryshim, por mbetemi vigjilentë sepse kërcënimet bërthamore dhe retorika nga Rusia janë të rrezikshme”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Gjithashtu, Jens Stoltenberg përmendi se do të ketë një takim të grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s , duke sqaruar se ky është një takim rutinë që është planifikuar prej kohësh dhe gjatë të cilit do të paraqitet garancia se parandalimi i NATO-s mbetet i sigurt dhe efektiv./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



