“Studentët dhe tregu i punës”, panairi që çeli javën studentore në Korçë

“Studentët dhe tregu i punës” u titullua panairi që çeli një javë aktivitetesh studentore pranë universitetit “Fan Noli” në Korçë.
Për herë të parë këtë vit u bënë bashkë institucionet e bizneset e ndryshme të cilët paraqitën ofertat e tyre të punës në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, ndërsa studentët e interesuar u njohën me kërkesat e tregut.
Java studentore do të përfshijë një sërë aktivitetesh si leksione të hapura dhe prezantime të rasteve të suksesit nga ish studentë të mirë integruar në tregun e punës, leksione mbi ditën e Europës dhe ndërgjegjësimin e studentëve për të qenë qytetarë europianë, veprimtari të ndryshme mbi impaktin shoqëror të studentëve, dhurim gjaku, ndërsa gjithçka do të përmbyllet me një konferencë studentore ku do të prezantohen kërkimet e tyre në profile të ndryshme.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




