Studentët zbukurojnë hapësirat publike – Studentët e arteve bashkëpunojnë me bashkinë

Sociale | 2 vite më parë

Studentët e Arteve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po realizojnë praktikën e tyre mësimore duke bashkëpunuar me Zyrën e Urbanistikës dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve të Punëve Publike të Bashkisë.

Ky proces do të zgjasë 1 muaj e do të vijojë të krijojë mozaikë dekorativë frymëzuar nga motivet etnografike të Muzeut Historik të qytetit e që do të dekorojnë hapësirat publike në qytet.

“Po realizojmë një mozaik dekorativ i cili ka disa element gjithashtu për studentët është një ndër eksperiencat e frytshme se si ndërtohet se si konceptohet dhe se si inplementohet mozaiku”, tha Punonjës i Shërbimeve të Punëve Publike, Bashkia Shkodër, Petrit Bilali.

Krahas rëndësisë ky bashkëpunim mes universitetin e Shkodrës dhe bashkisë është edhe frytdhënës pasi zbatohen elemente praktik sesi studentët do të punojnë në të ardhmen në terren

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme