Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Ukrainë, shkon në 22 numri i viktimave, plagosen 50 të tjerë

22 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi me raketën ruse në një stacion treni në qytetin lindor të Chaplyne në rajonin e Dnipropetrovsk më 24 gusht, në 31-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. BBC raporton se Presidenti Volodymyr Zelensky teksa njoftoi sulmin e rëndë tha se 50 persona kishin mbetur të plagosur.
“Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Katër vagonë pasagjerësh janë në flakë tani… numri i viktimave mund të rritet”, tha ai. Sakaq, Rusia nuk ka bërë asnjë koment. Ajo ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



