Sulmi terrorist në Francë, reagon Turqia: Dënojmë aktin!

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar, lidhur me sulmin e kryer në qytetin Nice të Francës, Ministria e Jashtme e Turqisë theksoi se: “Dënojmë ashpër sulmin e kryer sot brenda kishës Notre-Dame de Nice në qytetin Nice të Francës. Shprehim ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të afërmit në sulm si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”.
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalën ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kishës Notre Dame të qytetit Nice të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA). Kalën, në një postim në Twitter, dënoi fuqishëm sulmin në Francë dhe i shprehu ngushëllime popullit francez.
“Dënoj sulmin e pabesë terrorist që ndodhi në kishën Notre-Dame në Nice. I shprehim ngushëllime popullit francez. Terrorizmi nuk ka fe, gjuhë, ngjyrë. Ne do të luftojmë me vendosmëri dhe solidaritet kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe ekstremizmit”, shkroi ai. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




