Sulo: Opozita është Rithemelimi, ka 43 deputetë! Alibali: S’mund të shpërfillen votat e Bashës

Politikë | 3 vite më parë

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, juristi Neritan Alibali ka debatuar me analistin Arion Sulo përsa i përket fokusit që opozita duhet të ketë në bërjen e Reformës Zgjedhore.

Sulo është i mendimit se, opozita është “Rithemelimi” sepse ka 43 vota dhe Rama nuk ka interes të bëj një  Reformë Zgjedhore me konsensus,  por do e lërë sikurse është ose do e kaloi sipas interesit të tij.

 Ndërsa Alibali duke komentuar mbledhjen e Grupit Parlament ta opozitës sot, tha se deputetet e që mbështesin ish-kryeministrit Berisha dhe Gazment Bardhin nuk janë të koordinuar në lëvizjet e tyre politike.

“Noka ka thënë që qëllimi final është mos bindja civile ndërsa  Gazmend Bardhi tha që beteja jonë në Parlament vazhdon. 

Sipas Alibalit,  Edi Rama atë qëllim ka që të përçaj opozitën dhe nuk duhet menduar që votat e Bashës janë patjetër të Ramës.

“ Po opozita duhet të bashkohet mes vetes. Opozita nuk e ka luksin që të mos vlerësojnë 100 mijë vota të Lulzim Bashës”, theksoi ai . 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme