Sunak: Raketa që ra mbi spitalin al-Ahli është lëshuar nga Hamasi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka folur ditën e sotme në parlamentin britanik në lidhje me luftën në Gaza, mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamasit.
Sunak përmendi një sër zhvillimesh në këtë konflikt duke nënvizuar bombardimin e spitalit al-Ahli disa ditë më parë.
Ai është shprehur se sipas shërbimit inteligjent britanik, raketa e cila hodhi në erë spitalin, ishte lëshuar nga brenda Gazës dhe kishte si target Izraelin, por nuk ka ndjekur trajektoren e duhur për shkak të ndonjë defekti.
Ndër të tjera, Sunak bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar do të japë si ndihmë humanitare 20 milionë pound për civilët në Gaza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




