“Sundimi i ligjit”- Arreston 65-vjeçarin e akuzuar për disa vepra penale dhe i dënuar me 10 vite burg

Policia e Shtetit, njofton se në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, gjatë kontrolleve të zhvilluara në rrugën “Arkitekt Kasemi” është arrestuar shtetasi Musa Rama. 65 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Sipas njoftimit mësohet se, “Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë”.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



