“Sundimi i ligjit”/ Pranga 38-vjeçarit, sapo sheh policinë hedh pistoletën nga makina dhe tenton të largohet

Vijojnë kontrollet, në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë. Hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë, vihet në pranga pas disa minutash ndjekje 38-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishekë në të. Strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të operacioni policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë konstatuar dhe goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje, në qytetin e Vlorës.
Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K alias E. D., 38 vjec, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”. Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi E. K dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia.
Armën e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



