Supermacinë e Dinamos nuk po e thyen askush

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë foli për Dinamon. Blutë treguan edhe një herë se është skuadra pretende për t’u ngjitur në Superiore, por edhe është ekipi për t’u mundur, gjë që deri më tani askush nuk e ka bërë . Ekipi i fundit që ngacmoi sedrën e bluve ishte Apolonia, por në “Loni Papuciu”, blutë e drejtuar nga Nevil Dede fitojnë 1-3 dhe kjo ishte fitorja e parë në transfertë për blutë. Ajo që të bën përshtypje është fakti se Dinamo po funksionon si një makinë perfekte, mjafton të shohësh statistikat.
15 gola të shënuar e vetëm 2 të pësuar, çka e bëjnë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit, ndërsa nuk ka asnjë humbje. Nga 15 golat e shënuar 8 mbajnë firmën e Taulant Markut, sulmuesi po kalon një moment brilant duke kontribuar jo pak në ecurinë e ekipit. Megjithatë java e ardhshme do të tregojë shumë, pasi Dinamo do të presë Flamurtarin, një kundërshtar direkt për objektivin Superiore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




