Tabaku për Paketën Fiskale: Po përjashtohen 95% e bizneseve

Ekonomi | 5 vite më parë

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave po vijon debatin nen për nen për projektbuxhetin dhe paketën fiskale që do të shoqërojë atë përgjatë vitit 2022.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se qeveria përmes paketës fiskale po ua bën jetën e vështirë bujqve dhe po privilegjon bizneset e oligarkisë.

Ajo vuri në dukje se në paketën fiskale përcaktohet ndër të tjera se hiqen përjashtimet për bizneset që importojnë mallra në vlerë deri 50 milionë lekë, duke e vendosur kufirin e përjashtimit në 500 milionë lekë.

Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95 % të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5 % të bizneseve.

Nënkryetarja e PD, Tabaku, evidentoi se sërish këto ligje bëhen për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” që janë të njëjtët persona që bëjnë ligje me porosi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme