Takimi Kurti–Vuçiq, kryediplomati Borel: Fillojmë rrugën e normalizimit

Rajon | 3 vite më parë

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar.”

Me këtë frazë e ka përshkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (o. Vucic), takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.

Reagimi i Vuçiqit u bë në rrjetet sociale me një foto së bashku me kryediplomatin e Bashkimit Europian, Xhosep Borel (o. Josep Borrell), i cili nga ana e tij shtoi: “Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi.“

Përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe Serbisë u ulën në një tryezë të enjten (14 shtator) bashkë me ndërmjetësit europianë si palë e tretë, pas mbajtjes së takimeve të veçanta prej orës 9:00.

I pranishëm në tryezë është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak (o. Lajcak).

Kryeministri Kurti ka kërkuar në vazhdimësi që marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel e Ohër të zbatohet në tërësi dhe pa kushte.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme