Takimi me Misionin e OSBE/ODIHR, Meta: PL dënon zvarritjen e qëllimshme të mazhorancës për Reformën Zgjedhore

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar të mërkurën me Misionin e OSBE/ODIHR, në lidhje me zgjedhjet lokal e të 14 majit.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kërkoi që Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për të përmirësuar të gjitha problemet madhore që u panë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai akuzon mazhorancën se po zvarrit qëllimisht Reformën Zgjedhore.

“Prita në një takim me kërkesën e tyre Misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR-i, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Partia e Lirisë ka kërkuar me ngulm, që Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore të adresojë me prioritet rekomandimet e OSBE/ODIHR për të përmirësuar të gjitha problemet madhore që u panë në zgjedhjet e 25 Prillit, ndaj ne e dënojmë zvarritjen e qëllimshme që mazhoranca i bën punës së Komisionit dhe të trajtimit të problemeve periferike që nuk i japin përgjigje problemeve kritike të zgjedhjeve, duke goditur besimin e qytetarëve tek standardet e zgjedhjeve. U ritheksova përfaqësuesve të ODIHR nevojën alarmante për të forcuar zbatimin e ligjit për një klimë zgjedhore të qetë, pa ndikimin e krimit dhe administratës publike në zgjedhje, në mënyrë që të kemi një pjesëmarrje sa më të lartë dhe rezultat të gjithëpranuar. Partia e Lirisë mbetet në çdo kohë e angazhuar për dialog politik dhe ekspertizë teknike të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen standardet më të larta të zgjedhjeve dhe çdo shqiptar të votojë i lirë, siç i takon një populli europian”, shkrua Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme