Takimi politik në Shëngjin, socialistët mbyllin sot diskutimet për objektivat e 2024-ës

Politikë | 3 vite më parë

Socialistët në qeveri dhe shumicë në parlament vazhdojnë sot ditën e dytë të takimit politik me synim analizën e qeverisjes politike dhe ekzekutive gjatë vitit që u mbyll dhe objektivat e 2024-ës.

Socialistët po bëhen gati për një reformim tjetër të radhëve të partive të tyre me qëllim zgjedhjet politike të vitit 2025.

Parlamenti, aktivizimi i deputetëve në sesionin e ri që nis javën e ardhshme, përballja me opozitën, rritja cilësore e shërbimeve të administratës publike, marrja e më të mirës së portofolave qeveritarë që synojnë realizimin e programit dhe objektivave qeverisëse, që lidhen në një anë me Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër me reformat e brendshme, kanë qenë kryefjalë e takimit në Shëngjin.

Rreth mesditës, të mërkurën socialistët pritet të japin për publikun disa nga konkluzionet e takimeve në Shëngjin.

Gjithçka do të mbyllet me një mbledhje vetëm të kabinetit qeveritar, ku do të mësohet më shumë për objektivat e muajve të parë të kabinetit që drejtohet nga Edi Rama.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme