Takimi Rama- Kurti, qeveria e Kosovës jep detaje, Kryeziu:  Në epiqendër sfida energjitike

Politikë | 4 vite më parë

Sfida energjitike ka qenë në qendër të një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, që u zhvillua sot në Tiranë. Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit të saj, ka dhënë më shumë detaje mbi takimin e mbajtur mes dy kryeministrave.

Zëdhënësi i kryeministrit Kurti, Përparim Kryeziu, bëri të ditur se biseda mes dy kryeministrave u fokusua në sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim, dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike, si dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.

Kurti dhe Rama u takuan sot në “Vilën 31”, në një takim që zgjati për rreth 2 orë dhe që u zhvillua me dyer të mbyllura.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme