Taksitë përjashtohen nga fiskalizimi

Ministria e Financave ka përfshirë në listën e subjekteve që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura kompanitë, apo personat që punojnë në shërbimin taksi. Përjashtimi është bërë përmes ndërhyrjes në udhëzimin e datës 3 prill 2020, që përcakton ndër të tjera subjektet që përjashton nga detyrimi i lëshimit të faturës.
Rregulli deri më tani përjashtonte subjektet shesin bileta, ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse kjo biletë ose abone i shitet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar.
Pika tjetër që ndryshon lidhet me përcaktimin si automatikisht të fiskalizuara të faturave që ushtrohen në fushën e furnizimit me energji, ujë, apo të tjera kontrata afatgjata të lidhura mes palëve, pavarësisht statusit që ka blerësi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




