Të rinjtë përballë drogës/ Eksperti: Të identifikohen llojet e narkotikëve, të rritet vëmendja

Sociale | 3 vite më parë

Në Shqipëri numërohen mbi 70 mijë persona që të paktën një herë në jetë kanë përdorur lëndë narkotike, dhe 8 deri në 10 mijë përdorues të rregullt të drogave.

Muajve të fundit janë konstatuar në treg lloje të reja drogash si sintetike, ekstazi, xhelatinoze dhe tollumbuce, por që sipas Genci Muçollarit, drejtues qendre për trajtimin e përdoruesve, thotë që mungojnë strukturat për identifikimin e tyre.

“Ka qenë një komitet ndërministror për drogat i cili sot nuk funksionon më. Çdo muaj duhet përditësuar lista e përdoruesve të drograve dhe të shohin se ç’duhet bërë por të vijnë me një strategji afatgjatë. Nuk kemi një qendër shtetërore që të merret me përdoruesit e drogës”, tha Muçollari.

Sipas tij trajtimi i rasteve të evidentuara dhe që kanë kërkuar ndihmë kërkon mbështetje më të madhe nga shteti.

“Jemi duke ngulmuar tek ato fonde që kapen nga sekuestrimi i parave të pista dhe trafikimi i drogës. Sikur një përqindje e vogël nga këto fonte, ne mbulojmë  pasi ky program është me kosto efektive”, tha ai.

Sistemi shëndetësor në vend ofron mundësi minimaliste sa i përket rehabilitimit të konsumatorëve të lëndëve narkotike.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme