Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën një 27-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Kamëz, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar për motive banale, çka ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari Ardian Baloshi. Viktima është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet gjithashtu se autori i ngjarjes është S.Ll, ndërsa pritet që në vijim të ketë informacione më të plota zyrtare nga blutë e vendit.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme