Të shtënat në Shtëpinë e Bardhë/Drejtori i FBI-së lavdëron reagimin e forcave të sigurisë: Pamë leksionin më të mirë të udhëheqjes amerikane

Amerikë | 5 muaj më parë

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit Kash Patel, ka lavdëruar reagimin e shpejtë të forcave të rendit pas incidentit me të shtënat që ndodhi mbrëmë në eventin e Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë duke e quajtur atë “leksionin më të mirë të udhëheqjes amerikane”.

 “Mbrëmë pamë leksionin më të mirë të udhëheqjes amerikane. Jam krenar që punoj për presidentin Trump, i cili e mbështet kaq fuqishëm zbatimin e ligjit në të gjithë vendin – dhe jam krenar që drejtoj këtë agjenci që punon 24/7 për të mbajtur amerikanët të sigurt”, shkroi Patel në një postim në platformën X.

Ai falënderoi gjithashtu “partnerët tanë të guximshëm të zbatimit të ligjit dhe agjencive të tjera që vepruan shpejt dhe mbrojtën bashkëqytetarët amerikanë”.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e 25 prillit gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku u raportuan të shtënave me armë, pas të cilave presidenti Donald Trump u evakuua për siguri.

I dyshuari u arrestua shpejt në vendngjarje dhe të gjithë zyrtarët mbetën të sigurt. Forcat e sigurisë reaguan me shpejtësi të lartë, diçka që Patel e lidhi drejtpërdrejt me mbështetjen e fortë të presidentit Trump për policinë dhe agjencitë e rendit.

Patel theksoi se hetimi është ende në vazhdim.

Ndërkaq, FBI-ja po ekzaminon të gjitha provat balistike të gjetura në vend, po kryen intervista me dëshmitarët dhe po analizojnë çdo detaj tjetër.

 “Hetimi është në vazhdim. Nëse keni ndonjë informacion lidhur me incidentin e mbrëmë, ju lutemi telefononi në 1-800-CALL-FBI ose vizitoni faqen zyrtare të FBI-së për të dorëzuar informacionin,” tha Patel. Kash Patel u betua si Drejtori i 9-të i FBI-së në shkurt 2025, pas emërimit nga Presidenti Trump. Ai ka qenë një figurë e afërt me Trump dhe ka theksuar vazhdimisht prioritetin e sigurisë kombëtare, uljen e krimit dhe mbështetjen e plotë për agjentët e FBI-së”, u shpreh Patel.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme