Teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell përmbledhjen e filmave të Dhimitër Anagnostit

Emocione, nostalgji dhe shumë mirënjohje u përcollën në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Regjisori Dhimitër Anagnosti ishte protagonisti i parë i ciklit të eventeve kulturore” Mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare”. Puna e shume viteve te Anagnostit u soll në skenë nepermjet nje përmbledhje të filmave te tij më të njohur, interpretime skenike të aktorëve dhe ekzekutimit të kolonave muzikore të filmave nga orkestra e drejtuar nga dirigjenti Oleg ARAPI.
Kryebashkiaku Dredha pas eventit sqaroi se do të vijojnë të organizohen aktiviteteve të tilla kulturore në Vlorë
Ky cikël eventesh kulturore do të vijojë edhe me të tjera figura të shquara të kinematografisë shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




