Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, triumfon “Jul Çezari” i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Kulturë | 6 vite më parë

Vjeshta ka nisur e begatë në aktivitete kulturore-artistike. Teatri po thyen heshtjen e shtatë muajve, e jo thjesht me nga një shfaqje, por me festivale të tëra. Ne Dibër të Madhe, në Maqedoninë e Veritu, për të 19-in vit, kryevepra të dramaturgjisë shqiptare dhe asaj botërore, folën vetëm shqip:

Gjashtë netë, tetë shfaqje nga Trupa e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, Teatri Kombëtar Eksperimental, Teatri Shqiptar i Shkupit dhe teatri Bylis i Fierit. Vlerësime për më të mirët. Rozi Kostani u vlerësua aktorja më e mirë jo protagoniste. Ervin Bejleri, aktori më i mirë jo protagonist, Alfred Trebiska, aktori më i mirë protagonist për dramën “Ata hynë pa trokitur”

Çmimin e shfaqjes më të mirë e mori shfaqja “Jul Çezari” e Teatrit Kombëtar Eksperimental me regji të Ivica Buliç, ndërsa edhe ky festival lidhet me emrin e drejtorit të tij Ylber Nuredinit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme