Ten Hag me dorë “të hekurt”, Sanço përjashtohet edhe nga… darka

Xhejdën Sanço nuk ka kërkuar ende falje për kritikat ndaj Erik Ten Hag dhe ky i fundit po bën gjithçka për të vendosur autoritetin në vend.
Pas refuzimit mesfushori sulmues ka përfunduar të stërvitet me skuadrën e moshave deri në 23 vjeç. Por duket se tekniku holandez nuk është mjaftuar me kaq pasi Sanço, përpara sfidës me Kristal Palas në Kupë, nuk është lejuar që të konsumojë darkën me pjesën tjetër të skuadrës. Ai është urdhëruar të qëndrojë me skuadrën U-23.
Qëndrimi me kohë të plot me moshat duket se e ka tërbuar mesfushorin anglez, i cili kërkon me ngulm largimin nga “Djajtë e Kuq” menjëherë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




