Tender ndërkombëtar për Butrintin-Kompania fituese do rivitalizojë monumentet dhe zonën arkeologjike

Ekonomi | 3 vite më parë

Kompani me përvojë solide kërkohen nga Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit të paraqesin oferta për Planin e Menaxhimit të Konservimit Arkeologjik, Studimin Hidrologjik dhe Ekologjik të Zonës së Trashëgimisë Botërore të Butrintit.

Fondacioni që është bashkë-themeluar nga Ministria e Kultura dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) operon në fushën e trashëgimisë kulturore dhe ka qëllimim administrimin e zonave të trashëgimisë kulturore të Parkut Kombëtar të Butrintit.

I vlerësuar si pronë e vlerë universale trashëgimia botërore e Butrintit ka nevojë mjetet e nevojshme financiare dhe staf të specializuar për ruajtjen dhe zhvillimin e tij.

Plani i Menaxhimit të Integruar do të marrë përsipër sitin në mënyrë efektive dhe me kujdesin e duhur në ndërhyrjet e nevojshme për të ruajtur, rritur dhe mbajtur këtë sitit për një afat të gjatë.

Tenderi i lajmëruar këto ditë do të synojë qasje të integruar për konservim arkeologjik dhe hidrologjik si dhe studime ekologjike, me fokus harmonizimin e aseteve arkeologjike, gjendjen hidrologjike dhe ekologjike.

Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri në vitin 1992, Butrinti ka qenë një nga sitet arkeologjike më shumë të studiuara dhe  të botuara në Mesdheun Lindor, i udhëhequr kryesisht nga puna e Fondacionit të Butrintit.

Në vitin 2018 u përgatit për Qeverinë Shqiptare Plani i Menaxhimit të Integruar për Butrintin. Në vitin 2020, UNESCO dakordësoi këtë plan dhe, në vitin 2021, në bazë të rekomandimeve të raportit, Qeveria Shqiptare, me mbështetjen financiare të AADF-së krijuan Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit (FMB) për të zbatuar të gjitha punimet e ardhshme që do të financohen nga Fondacioni.

Ndërsa vijohet ky projekt, në mjediset e politikës ka kundërvënie të ndryshme sa i përket këtij plani menaxhimi.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme