Tensione në Komisionin për Çështjet Europiane, grupi i Berishës bllokon punimet

Politikë | 3 vite më parë

Ashtu sikurse e kanë paralajmëruar, deputetët e grupit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha kanë vënë në ‘jetë’ skenarin për moslejimin normal të punimeve të Kuvendit, duke përfshirë këtu edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Në mbledhjen e sotme (10 nëntor) të Komisionit për Çëshjet Europiane, teksa diskutohej mbi buxhetin e 2024-ës, deputetët e grupit të Berishës kanë bllokuar punimet, duke goditur tavolinat e duke mos lejuar diskutimet.

Në këtë kuadër, kryetarja e komisionit Etida Gjonaj e kaloi mbledhjen online.

Diskutimet: 

Etilda Gjonaj: Nëse keni si mision të prishni mbledhjen është gjë tjetër.  Për çështjet evropiane ka funksionuar gjithmonë dhe nuk do ishte mirë të prishnim këtë traditë.

Saimir Korreshi: Po bëni teatër.

Etilda Gjonaj: Ju nuk keni mekanizëm brenda rregullores.

Oerd Bylykbashi: 35 deputetë minimuni e thotë kushtetuta, që detyrohet parlamenti ta ngrejë, ngrihej komisionet hetimore. Ky komision nuk është për të bërë fresk për njëri-tjetrin. Integrimi europian ka lidhje me zbatimin e Kushtetutës.

Gjonaj: Kjo që po bëni është shumë e shëmtuar. E kalojmë mbledhjen online.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme