Tetori i librit, këtë muaj aktivitete për të afruar sa më shumë njerëz të lexojnë

Kulturë | 3 vite më parë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit çel nesër “Tetorin e librit”, një muaj ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka libri për një shoqëri e një kohë më të mirë. Motoja e këtij tetori është “fjale pas fjale”.

Përgjatë gjithë vitit 2023, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka vijuar fushatën e saj të leximit në çdo hapësirë të Shqipërisë, jo vetëm përmes aktiviteteve, por dhe përmes takimeve me botues, autorë, përkthyes, librarë, ekspertë të arsimit, për të konfiguruar të gjitha problematikat dhe diskutuar mbi mënyrën sesi mund të shfaqen ato në ndryshime ligjore, që do të bënin të mundur më shumë libra në bibliotekat tona, më shumë letërsi e autorë shqiptarë dhe një përdorim më të pastër të gjuhës shqipe.

Autore redaktore botues përkthyes  dhe lexues do të bëhen bashke për te diskutuar rreth librit nxitjes se leximit tek të rinjtë figurën e gruas ne letërsi , nobelin publicistikën përkthimin si dhe nxitjen e shkrimit te autoreve te rinj. leximi dhe politikat në shërbim të tij vijojnë të mbeten një sfidë.

Librarët dhe rrjeti i librarive, një komponent shumë i rëndësishëm, që lidh botuesin, autorin dhe lexuesin, do të jetë sërish në fokus të këtij tetori, përmes një tryeze, ku do të bëhen bashkë përfaqësues të rrjetit të librarive në vend.

Ky muaj përkon me ditëlindjen e tre poetëve të rëndësishëm të letërsisë sonë kombëtare: Migjeni, Dritëro Agollit dhe Gjergj Fishtës, të cilët përfaqësojnë tri periudha të ndryshme të historisë sonë letrare dhe lexuesve të rinj.

Gazetar Xh. Leka

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme