Tifozët e United pushtojnë Old Trafford, shtyhet ndeshja me Liverpool

Ndeshja e madhe, Manchester United-Liverpool, e vlefshme për javën e 34-të të Premier League, është shtyrë për shkak të protestave të tifozëve të Djajve të Kuq kundër pronarëve, familjes Glazer. Pushtimi i Old Trafford nuk ka lejuar që skuadrat të arrijnë në stadium.
Nga rrugët e Mançesterit, protesta u zhvendos në Old Trafford. Shumë video të postuara në rrjetet sociale nga tifozët, të cilët kanë pushtuar stadiumin dhe perimetrin e tij në masë. Sipas Guardian, rreth 200 persona hynë në stadium pas orës 2 pasdite, disa mbanin tymuese dhe fishekzjarre.
Më parë, tifozët ishin parë duke hedhur fishekzjarre dhe bllokuar hyrjen në hotelin ku ekipi ishte duke qëndruar, duke vonuar në këtë mënyrë zhvendosjen e tyre drejt stadiumit. Solskjaer mbështeti të drejtën e tifozëve për të protestuar, por i nxiti ata ta bënin këtë në mënyrë paqësore.
Gjithçka e ka zanafillën me nënshkimin e marrëveshjes për të marrë pjesë në Super Ligë, tifozët nuk e donin një gjë të tillë dhe kishin paralajmëruar protesta. Së fundmi kishin kërkuar dhe largimin e familjes Glazer nga pronësia e klubit.
Gjatë ditës së sotme protestat nisën dy orë para orarit të fillimit të ndeshjes dhe kjo bëri që sfida më e rëndësishme e kësaj jave në Premier League të shtyhet, në pamundësi për tu luajtur në orarin e caktuar për shkak se tifozët pushtuan stadiumin Old Trafford.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




