Tifozët e Wolverhampton “poshtërojnë” trajnerin e Liverpool

Angli | 4 vite më parë

Liverpool në konfuzion total. Rezultati i pastër 3-0 i pësuar në ‘Molineux Stadium’ ndaj vendasve të Wolverhampton-it, vërteton gjendjen e krizës së skuadrës së Jurgen Klopp, të zbritur në mesin e tabelës në Premier League dhe të mbërthyer nga tri humbjet larg Anfield. Një udhërrëfyes deficiti për trajnerin gjerman, në shënjestër të tifozëve vendas.

Tifozëria vendase, kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Lopeteguit, këndoi në kor dedikuar trajnerit të ‘Reds’ gjatë pjesës së dytë: “Do të të shkarkojnë nesër në mëngjes”, bënë shaka tifozët e ‘Molineux’ për disa minuta’ pas suksesit të pastër. Në fund të ndeshjes, vetë Klopp pranoi se situata e Liverpool-it është e “papranueshme” dhe se problemet e ekipit të tij janë “të shumta”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme