Tingujt e kryeveprave muzikore, Qamil Gjyrezi dhe miqtë e tij dhurojnë mbrëmje të paharrueshme

Kulturë | 3 vite më parë

Nën magjinë e trombës por edhe instrumenteve të tjera, spektatorët shkodranë përjetuan në hollin e teatrit “Migjeni” disa nga kryeveprat e muzikës botërore, sjellur mjeshtërisht nga muzikanti Qamil Gjyrezi dhe punuar nga Roland Guli.

Pjesë e performancave “My way and my friends” u bënë edhe disa nga artistët e rinj të qytetit duke ia shtuar “ngjyrat” kësaj mbrëmje të bukur.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e muzikantit Gjyrezi vlerësojnë nivelin artistik të kësaj mbrëmje.

Qamil Gjyrezi disa herë ka qenë protagonist i mbrëmjeve të tilla edhe në të shkuarën duke dëshmuar kontributin dhe rolin e tij në fushën e muzikës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme