Tirana, vjen fitorja e parë

Tirana në volejboll për meshkuj, që është kampione në fuqi, ka marrë trepikëshin e parë të sezonit. Pikërisht në sallën sportive “Farie Hoti” në ndeshjen që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, bardheblutë e Sakos kanë mundur Teutën, 3-0. Një lojë e dominuar nga Tirana, e cila në setin e parë ka kryesuar 12-7, 17-12 dhe në fund 25-17. E njëjta melodi dhe në setin e dytë; 9-3, 14-7 dhe më pas 25-12. I treti nuk ka më limit, teksa Tirana fiton 25-13 dhe krejt ndeshjen 3-0. Menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar kanë ardhur trajnerët e Tiranës dhe të Teutës, Arben Sako dhe Mirion Vllamasi.
“Nuk është kjo gjendja e Tiranës sepse ne përgatitemi për evente shumë më të rëndësishme se çfarë është kampionati siç është ajo e Kupës së Europës, që na ka vënë përballë Makabit të Tel-Avivit, që është një skuadër shumë e fortë nënkampione e Europës për kupën që ne luajmë. POR të jeni të sigurtë që në të ardhmen do të shihni një Tiranë më agresive”, shpjegon trajneri i bardhebluve, Arben Sako.
“Presim që në fazën e dytë të sezonin të përforcojmë ekipin me dy lojtarë të huaj”, shpjegon trajneri i Teutës, Mirion Vllamasi.
Për Teutën kjo ishte humbja e dytë në kampionat në të njëjtat shifra, 3-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




