Tjetër pozitiv te Brooklyn, skuadra më e prekur nga koronavirus

Skuadra e Brooklyn Nets është një vatër e fortë e Covid-19 në NBA, teksa 7 lojtarë të këtij ekipi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, që kur ky virus ka zbarkuar në Amerikë. Basketbollisti më i fundit që ka konfirmuar se është pozitiv është Taurean Prince.
Një lajm që ka ardhur në një moment të papërshtatshëm, kur skuadra pritet të nisë fazën përgatitore në Orlando. Gjithsesi, ky lajm ka nxjerrë jashtë loje basketbollistin, që nuk do të luajë me skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit, që rinis më 30 korrik.
Janë të shumtë lojtarët e Brooklyn që kanë dalë pozitivë dhe që kanë refuzuar të shkojnë në Orlando. Mes tyre DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie, që kanë konfirmuar se nuk do të luajnë me Nets në rinisjen e kampionatit. Klubi ka ndërhyrë në merkato për të sjellë disa përforcime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




