Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë sepse është mundësi dhe e drejta e secilit.
Duke iu drejtuar më fjalët se “Ju keni një fuqi edhe më të madhe nga çfarë ju e mendoni”, Topalli u shpreh se “dyert e votimit hapen njëherë në katër vite. Ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të një kthese të madhe historike”.
“Vota është jo vetëm e drejtë por edhe përgjegjësi”, ndaj shton ajo, “dua të falënderoj mijëra shqiptarë jashtë kufijve ku jo vetëm kanë votuar për një kthesë historike, por me mijëra kanë ardhur sot për të sjellë një mesazh jo vetëm patriotizmi për të gjithë shqiptarët, se ditën kur vendi ka nevojë për ta ata janë këtu”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





