Trafikoi armë nga M. Veriut, vihet në pranga 33-vjeçari nga Përrenjasi

Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçar pasi është kapur duke trafikuar armë nga Maqedonia e Veriut. Sipas policisë, 33-vjeçari nga fshati Sroskë i Përrenjasit është kapur me 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu.
Policia shpjegon se i riu ka pasur për qëllim shitjen e armëve.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se trafikonte armë nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizuan operacionin policor të koduar “Border Crossing”, thuhet në njoftimin e policisë.
33-vjeçari me inicialet Sh. Ç, u kap gjatë kohës që transportonte kallashnikovin dhe armë gjahu.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Ç., 33 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, shpjegon më tej policia.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



