Trafikonin kanabis nga Erseka në Greqi, 3 të arrestua, 2 në kërkim

3 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në Ersekë, për trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i 3 të rinjve u bë gjatë operacionit të koduar “Restart”, ndërsa në mjetin e tip “Benz” u gjetën 8,2 kg kanabis e futur në 2 qese të zeza që po transportoheshin nga Erseka drejt Leskovikut dhe më pas në Greqi.
5 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin dhe trafikonin kanabisin, ku secili prej tyre kishte role të ndara. Në krye të bandës së tyre ishte një 26-vjeçar, ndërsa 4 të tjerët monitoronin rrugën dhe sinjalizonin nëse kishte prezencë të efektivëve në rrugë dhe bënin transportin e drogës
Në pranga ranë: Gj. B., 26 vjeç, drejtuesi i grupi; L. S., 29 vjeç monitoronte rrugën dhe M. K., 19 vjeç, transportonte drogën.
Në kërkim janë G. D., 35 vjeç, dhe K. P., 24 vjeç, të dy transportues të drogës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



