Tragjedi në Indonezi, përgjaket ndeshja e futbollit, 129 viktima dhe 180 të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Të paktën 129 persona kanë humbur jetën në një ndeshje futbolli në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda të stadiumit në botë.

Në të njëjtën kohë, rreth 180 persona mbetën të plagosur në skenat e kaosit që u zhvilluan kur tifozët e skuadrës humbëse hynë në fushë dhe u përleshën me policinë.

Shefi i ministrit të sigurisë së vendit tha se numri i spektatorëve e tejkaloi kapacitetin e stadiumit prej 38,000 me rreth 4,000 njerëz. Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë duhet të ndalen derisa të përfundojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Tifozët e zemëruar hynë në fushë dhe pasuan skena të pabesueshme. Turma është përplasur me forcat e policisë, të cilat kanë vazhduar me përdorimin e gjerë të kimikateve, ndërsa dëshmitarët kanë folur edhe për përdorimin e armëve./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme