Trazirat në parlament, përjashtohen edhe tre deputetë të opozitës

Sekretariati i Etikës në parlamentin shqiptar, mori vendim për të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e parlamenti tre deputetë të opozitës Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.
Vendimi u mor menjëherë pas seances plenare të së enjtes, me argumentin se ata kane larguar nga vendet karriget e deputetëve duke i vendosur si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
Masa disiplinore ndaj tre deputeteve u morr edhe për faktin se ata përdoren tymuese në seancë plenare. Në kërkesën për mase disiplinore që mazhoranca i dërgoi Kuvendit theksohet se deputeti Korreshi, i mori tymueset nga deputetet Hoti dhe Metaliaj.
Gazetare Anisa Kadesha
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




