Tregu me shumicë i energjisë, ERE: Afati për regjistrim 28 shkurti

Enti Rregullator i Energjisë u kërkoi pjesëmarrësve të tregut me shumicë të energjisë të regjistrohen pranë tij brenda datës 28 shkurt në kuadër të zbatimit të rregullores për integritetin dhe transparencën.
Për këtë qëllim, ERE bën të ditur se në faqen web respektivisht në seksionin “tregu i energjisë”, ka krijuar rubrikën REMIT, në të cilën janë publikuar formularët e regjistrimit dhe çdo dokumentacion tjetër i rregullores REMIT.
“Pjesëmarrësit e tregut të energjisë të marrin masa për plotësimin e formularit të regjistrimit të publikuar në rubrikën REMIT dhe të dërgojnë këtë formular në ERE brenda datës 28 shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e ERE-s.
Rregullorja për Integritetin dhe Transparencën e Tregut të Energjisë me Shumicë, përcakton kriteret që ndalojnë praktikat abuzive që mund të ndodhin dhe të ndikojnë në tregjet me shumicë te energjisë, përfshirë energjinë elektrike dhe gazin natyror.
Në të njëjtën kohë rregullorja ndihmon në funksionimin e duhur të këtyre tregjeve, duke marrë parasysh karakteristikat e tyre specifike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




