Truamp: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, synimi ynë është fitore e plotë

Botë | 13 minuta më parë

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një mesazh të fortë Iranit gjatë aktiviteteve për Ditën e Veteranëve në SHBA, duke deklaruar se Teherani “nuk do të pajiset kurrë me armë bërthamore”.

Trump falënderoi forcat e armatosura amerikane për angazhimin e tyre, duke theksuar se administrata e tij është e vendosur të pengojë Iranin, që sipas tij është “shteti numër një që mbështet terrorizmin në botë”, të sigurojë armë bërthamore.

“Ne luftuam dhe fituam. Është vetëm çështje kohe kur do të vendosim t’i japim fund kësaj. Ne duam të sigurohemi që të arrijmë një fitore të plotë, jo një fitore 93 për qind. Duhet të jetë e plotë”, tha Trump.

Ai shtoi se shpreson që të mos ketë nevojë për veprime të tjera ushtarake kundër Iranit, ndërsa akuzoi Teheranin se ka zhvilluar armiqësi ndaj SHBA-së që prej vitit 1979.

“Amerika nuk e nisi luftën me Iranin. Irani ka zhvilluar luftë kundër Amerikës që nga viti 1979”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat e Trump vijnë vetëm disa orë pasi zyrtarë iranianë paralajmëruan se do të godasin bazat amerikane, përfshirë ato në Evropë, nëse ato përdoren për sulme ndaj Iranit.

Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, tha se çdo bazë ushtarake amerikane e përdorur për bombardime kundër Iranit mund të kthehet në objektiv të kundërpërgjigjes iraniane.

“ Nëse avionët amerikanë ngrihen nga një bazë ushtarake amerikane, qoftë edhe në Evropë apo në një rajon tjetër, për të bombarduar Iranin, ne do t’i godasim ato baza”, deklaroi Rezaei, duke shtuar se Irani ka kapacitete për të goditur edhe objektiva që konsiderohen të paarritshme.

/rtsh.al/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme