Trump: Irani duhet të mbajë disa raketa balistike

Amerikë | 4 muaj më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj thirrjeve për t’i hequr Iranit të gjitha raketat balistike.

Duke folur në një konferencë shtypi, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të diskutojnë programin raketor të Teheranit gjatë negociatave të ardhshme, pas nënshkrimit të Memorandumin e Mirëkuptimit (MOU) këtë javë.

“Ata duhet të kenë disa raketa, sepse të tjerët kanë disa. Duhet të kesh disa”, tha Trump.“Dikush tha ‘Ju nuk duhet t’i jepni [Iranit] asnjë’”, tha ai.

Trump minimizoi gjithashtu rëndësinë e raketave duke thënë se: “raketat nuk janë problemi… Ato dëmtojnë pak një vend, por nuk e shkatërrojnë planetin”.

Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të tij relativisht të butë, presidenti amerikan theksoi se çështja e uraniumit të pasuruar të Iranit, programi raketor dhe mbështetja e Teheranit për grupet proxy do të jenë pjesë e diskutimeve në raundet e ardhshme të bisedimeve me Iranin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme