Trump pas trajtimit eksperimental për covid-19: Ndihem si supermen!

Botë | 6 vite më parë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u shfaq në një tubim elektoral në Pensilvani, energjik dhe me batuta ndaj kundërshtarit të tij demoktrat Joe Biden. Ai iu drejtua mbështetësve të tjerëve duke i thënë se ai “u ndje si një supermen”, pasi mori trajtimin e tij eksperimental Covid-19. Trump tha se ka parë njerëz që ngurojnë dhe e di sa e rrezikshme është a bësh atë, por duhet bërë ajo që duhet bërë.
Vetëm 21 ditë nga zgjedhjet Presidenciale të 3 Nëntorit, Trump e sulmoi kundështarin e tij Biden, duke thënë se se ai po lufton “marksistë” dhe “të çmendur” ndërsa sfiduesi i tij demokrat Joe Biden e akuzoi atë në Florida, një shtet tjetër elektoral, se kishte trajtuar amerikanët si “të harxhueshëm” gjatë pandemisë Covid-19.
Gjithsesi Trump pushoi çdo ekzagjerim të bezdisshëm për demokratët dhe fyerjen për gjendjen mendore të Biden që ai ka në arsenalin e tij. Ai tha se Biden ishe i mbytur si një qen  gjatë debatit të tyre televiziv, e quajti atë mendërisht “të metë”, dhe pretendoi se kandidati demokrat ishte pengu i komunistëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme